back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeNëse këto parashikime të zymta realizohen, Ballkani rrezikohet nga një kaos i...

Nëse këto parashikime të zymta realizohen, Ballkani rrezikohet nga një kaos i plotë!

Të ngjajshme

Valët e reja të refugjatëve, të tilla si ato në vitet ’90, do të përfshijnë sërish Ballkanin. Këtë në një analizë të tij e thotë Timothy Less, ish-kreu i Ambasadës Britanike në Banja Llukë dhe drejtor i agjencisë “Nova Europa”, e cila merret me vlerësimin e rrezikut politik në Evropën Lindore.

Less thotë se kaosi do të fillojë me shkëputjen e Republikës së serbe, e cila do të bëjë një referendum për t’u bashkuar me Serbinë, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, një skenar i tillë do të avokohej edhe nga Rusia, përcjell blic.rs.

Kjo sipas Less, do të prodhonte një efekt domino. Kroatët nga Bosnja do të përpiqeshin që pjesën e banuar nga kroatët tia bashkonin Kroacisë.

Gjithashtu sipas tij, shqiptarët në Maqedoni do të rebeloheshin dhe do të përpiqeshin të copëtonin një pjesë të mirë të vendit.

“Kështu Shqipëria e zgjeruar pastaj të bashkohej me Kosovën, duke përmbushur qëllimin afatgjatë të krijimit të një Shqipërie të Madhe”.

Analiza apokaliptike e profesorit britanik dhe ish-diplomatit britanik nuk do ndalet me kaq.

Sipas tij, popullsia pro-serbe e Malit të Zi, që përbën gjysmën e popullsisë së vendit, do të përpiqeshin të bashkoheshin me Serbinë.

Me këtë, shton ai, përcjell Telegrafi, edhe Bullgaria dhe Greqia do të provonin të realizonin pretendimet e tyre në Maqedoni.

“Rusia do të përfitonte nga ky lloj epilogu dhe do ta forconte ndjeshëm pozicionin e saj në Ballkan, kryesisht për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira me vendet ortodokse si Serbia, Mali i Zi, Greqia, dhe madje edhe Bullgaria”.

Problem të madh sipas tij gjithashtu do të paraqet rritja e shpejtë të ekstremizmit islamik, i cili padyshim do të tërhiqte shumë xhihadistë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të ngjashme.

“Një skenar i tillë do të provokojë vetëm rritje të islamizimit në Evropë”, konsideron britaniku.

BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të pranonin rikrijimin e kufijve të tillë, dhe me siguri do të investonin shumë që kjo të mos ndodhte. Megjithatë, ai beson se fuqia e Perëndimit për të bërë këtë, atëherë do të binte aq shumë sa që nuk do të kishin mundësi të bënin më tepër.

“Ndoshta rendi i ri i Ballkanit nuk do të ndodhë nesër, por me fuqinë e zbehtë të BE-së, data e fillimit të një konflikti të tillë është duke u afruar”, është i bindur profesori britanik në saktësinë e prognozës së tij të zymtë.

- Advertisement -

Të Fundit