back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportNëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës,...

Nëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës, vendi mund t’i kalojë një tjetër kombëtareje

Të ngjajshme

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është vënë në pikëpyetje pas fillimit të luftës, ku Izraeli dhe Amerika sulmuan dhe vranë liderin iranian.

Pak më parë, Ministri i Sportit iranian ka bërë një deklaratë të fuqishme ku ka thënë se nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës, edhe pse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, shkruan IndeksOnline.

Nëse kombëtarja iraniane vendos të tërhiqet nga turneu, vendin e saj mund ta zë një tjetër përfaqësuese nga Azia.

Sipas skenarëve që po diskutohen, favorit për ta marrë vendin e Iranit konsiderohet kombëtarja e Irakut, e cila është një nga ekipet më konkurruese në kualifikimet aziatike dhe mbeti pranë sigurimit të një bilete për në Botëror.

Në garë për këtë mundësi përmendet edhe Unitetet e Bashkuara Arabe, që gjithashtu pati një paraqitje të mirë në rrugën drejt kualifikimit dhe mund të merret në konsideratë nga FIFA në rast të një vendimi për zëvendësim.

Vendimi final do t’i takojë FIFA, e cila sipas rregulloreve ka të drejtën të përcaktojë se cila kombëtare do ta zëvendësonte Iranin, nëse ky skenar bëhet realitet.

Për momentin nuk ka një vendim zyrtar, ndërsa situata mbetet në pritje të zhvillimeve që do të përcaktojnë nëse Irani do të jetë apo jo pjesë e Kupës së Botës 2026./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz