Nënshkruhet marrëveshja, qendra e madhe tregtare së shpejti edhe në Skenderaj (FOTO)
BILLI

Lexo edheNë ditëlindjen e Violetës, Veseli tregon se janë njohur në ditët e para të luftës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar kontratën me “Elkos Group”, për ndërtimin e qendres tregtare “ETC” në Skenderaj, për të cilën qendër komuna ka dhënë pronën në shfrytëzim për 15 vite.
Në emër të kësaj kontrate ETC do t’i punësoj rreth 70 punëtorë me paga mesatare 300-400 euro.
Po ashtu ETC do të ndërtoj edhe një pikë grumbulluese për produkte bujqësore, në menyrë që bujqitë e Skenderajt, ku do të kenë treg të sigurtë për produktet e tyre.

Lexo edheNë ditëlindjen e Violetës, Veseli tregon se janë njohur në ditët e para të luftës
“Sponsorizimi i sportit në komunën tonë do të jetë një nga obligimet tjera të operatorit ekonomik në kuadër të kësaj kontrate”, tha Kryetari Jashari.