Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se vëllai i tij, Bedriu, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Universitar të Cyrihut, pas një sëmundjeje të rëndë.
Haziri e ka bërë publik lajmin përmes një postimi emocional, ku ka thënë se vëllai i tij ishte “më i miri mes nesh”, duke shtuar se “Zoti e deshi më shumë se ne”. Ai u shpreh se Bedriu do të kujtohet përherë për shpirtin e bardhë dhe mirësinë që e ka karakterizuar.
Familja Haziri ka bërë të ditur se detajet për ceremoninë e varrimit dhe të pameve do të komunikohen në vazhdim.
Postimi i plotë: