BallinaLajmeHargreaves i shqetësuar me mos-certifikimin e Listës Serbe: Shkatërron reputacionin e fituar...

Hargreaves i shqetësuar me mos-certifikimin e Listës Serbe: Shkatërron reputacionin e fituar të Kosovës…

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas refuzimit të certifikimit të Listës Serbe, për pjesëmarrje në garën e zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves u shpreh se veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multi-etnike, shkruan IndeksOnline.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.

Shpresoj që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore do ta vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës” deklaroi Hargreaves.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar, lidhur me votimin për certifikimin e Listës Serbe.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës do të mbahen më 28 dhjetor./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz