BallinaRegjionaleNënkryetari Nura priti në takim Avokatin e Popullit z. Ilmi Jashari

Nënkryetari Nura priti në takim Avokatin e Popullit z. Ilmi Jashari

Të ngjajshme

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

 

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit z. Ilmi Jashari. Temë e takimit ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në frymën e mbrojtjes së të drejtat e njeriut nga insrtitucionet përkatëse.

Fadil Nura në hapje të takimit shprehu kënaqësinë e pritjes së z. Jashari, duke theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i Komunës së Skenderajt me institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të qytetarëve.

Nënkryetari Nura theksoi se bashkëpunimi i deri tashëm më këtë institucion dhe zyren regjonale të tij në Mitrovicë, ka qenë mjaft i mirë. Ai përmendi edhe problematikat që hasin qytetarët e kategorive të ndryshme, në realizimin e të drejtës së tyre. Z. Nura ndër të tjera përmendi faktin se Komuna e Skenderajt është duke bërë përpjekje maksimale të respektojë të drejtat e njeriut në procedura administrative.

Avokati i Popullit Ilmi Jashari tha më këtë rast se qëllimi i takimit është zotimi për vazhdim të bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të qytetarëve dhe respektimi i të drejtave të tyre. Ai theksoi se në institucionin që ai udhëheqë deri më tani nuk ka pasur ankesa në raport me Komunën e Skenderajt.

Jashari u interesua edhe për mundësinë e hapjes së një zyre të Avokatit të Popullit në Skenderaj, me ç’rast z. Fadil Nura e siguroi se Komuna e Skenderajt do të ofrojë hapësirën e kërkuar për aktivitete të këtij institucioni në ndonjërin nga objektet publike që i ka në posedim.

Në takimin e Nënkryetarit Nura me z. Jashari mori pjesë edhe deputeja e Parlamntit të Kosovës Blerta Deliu Kodra, e cila po ashtu e cilësoi si të rëndësisë së veçantë bashkëpunimin ndërinstitucinal dhe në mes të institucioneve të pavarura, në realizimin e të drejtave të qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz