Nënkryetari Nura ka vizituar fshatin Izbicë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar sot fshatin Izbicë të Skenderajt. Qëllim i vizitës ishte inspektimi i punimeve në asfaltimin e rrugëve të lagjeve Bajraj, Spahiu dhe Smakaj të këtij fshati, si dhe bashkëbisedimi me banorët.
Në takim me izbicasit, Nënkryetari Nura i siguroi ata se Komuna Skenderajt vazhdon të jetë e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturë moderne në seclin fshat dhe në secilen lagje. Kësaj pjese të Izbicës, përveç bukurive natyrore që ka, po i shtohet rruga e re e asfaltuar.
Banorët e lagjeve Bajraj, Spahiu dhe Smakaj u shprehën shumë të kënaqur me asfaltimin e rrugëve në lagjet e tyre, duke theksuar se asfaltimi i tyre e përmirëson shumë jetë e tyre.
Lexo edheKjo është lista e votave që kandidatët e koalicionit PAN morën në Vushtrri (Dokument)
Me këtë rast Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të dëshmorit Sami Bajra dhe martirit Bajram Bajra që gjendet buzë rrugës që mban emrin e dëshmorit Sami Bajra i rënë heroikisht më 27 mars të vitit 1999.
Bashkëbisedimi me babain e dëshmorit Sami Bajra, ishte shumë frymëzues për punë të metutjeshme në realizimin e amantit të dëshmorëve.














