Nënkryetari i një partie serbe “gëzohet” për Kosovën, ja çfarë ndodhi me të (FOTO)

Branko Ruzhiq ka postuar fotografi me Fadil Vokrrin, pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.
Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përcjell Gazeta Express.
Ruzhiq, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.
“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiq.

Lexo edheMogherini: Ju s’keni nevojë të bëheni Evropë, ju jeni Evropë
I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir, ‘kryqëzuar’ Ruzhiqin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviq.
Ruzhiq mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ndryshe, ky zyrtar serb në vitin 2014 qëndroi në Kosovë ku u takua me Vokrrin.
Ndryshe, Ruzhiq është nënkryetar në Partinë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri llogaritet legjendë.















