BallinaLajmeNënkryetari i LDK-së: Qeverisja e ardhshme do të jetë VV-LDK

Nënkryetari i LDK-së: Qeverisja e ardhshme do të jetë VV-LDK

Të ngjajshme

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ai është shprehur shumë optimist në arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kemi qenë të drejtpërdrejt në bisedime, i kemi mbyllur të gjitha çështjet që na kanë dalluar. Jemi në përpjekje që sonte, nesër e pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona”, tha ai.

Haziri, ndonëse, tërthorazi prapë ka thënë se Kryeparlamentari i takon LDK-së.

“Jemi pajtuar që qeverinë ta udhëheq Vetëvendosja në krye me Kurtin. E LDK-ja, të jetë e fokusuar në përgjithësi në këtë fazë të Kuvendit të Kosovës”, tha Haziri.

“Ne do të vazhdojmë të takohemi. Të bisedojmë e të negociojmë. Të sjellim një marrëveshje që të hënën të kemi qeveri të re. Do të kemi program ambicioz”, tha Haziri.

Haziri gjithashtu theksoi se nuk do të ketë qeveri të pakicës e as qeverie teknike, duke thënë se qeverinë e ardhshme do ta qeverisin VV bashkë me LDK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz