back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNënkryetari i Drenasit viziton disa shkolla, uron për fillimin e vitit të...

Nënkryetari i Drenasit viziton disa shkolla, uron për fillimin e vitit të ri shkollor

Të ngjajshme

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli...

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Vetëm tri ditë kohë i kanë mbetur të mandatarit,...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit i Komunës së Drenasit kanë vizituar Shkollën e Mesme të Lartë “Gj. K. Skënderbeu” në Drenas  si dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Plaku” në Komoran, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jusuf Gërvalla” në Negroc, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gani Elshani” në Krajkovë si dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Migjeni” në Baicë dhe u takuan me drejtorët, me mësimdhënësit e nxënësit e shkollave respektive.

Me këtë rast kanë uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e pranishëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nënkryetari Hasi i uroi nxënësit “me dëshirën për të zënë sa më shumë njohuri sepse sa më shumë dituri, perimetri i errësirës zvogëlohet”. Më tej u tha se “nëse ju mësoni  dhe jeni të sjellshëm atëherë gjëra të mrekullueshme do të ndodhin për ju, për familjet tuaja dhe për shtetin tuaj. Pra influenca  e diturive tuaja  ka një rreze të madhe të veprimit.” Gjithashtu nënkryetari ftoi nxënësit  që t’i respektojnë mësuesit sepse siç thuhet “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”  dhe “Një mësues i mirë është si një qiri: ai konsumon vetveten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.”

Edhe Drejtori Komunal i Arsimit i përshëndeti  dhe uroi për shumë suksese nxënësit dhe mësimdhënësit. /Drenica Press/

LEXO EDHE: Drenas, shkolla e re dëmtohet, mësohet në të vjetrën (VIDEO)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz