back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeNenad Rashiq pas vendimit të Kushtetueses: Nuk shoh hapësirë për kandidimin tim,...

Nenad Rashiq pas vendimit të Kushtetueses: Nuk shoh hapësirë për kandidimin tim, Gjykata ia dha të drejtën Listës Serbe

Të ngjajshme

Uran Ismaili në hapje të debatit: Qasja ime është për Prishtinën që punon dhe jo të konflikteve

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin...

Këngëtari i njohur pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4”?

Rokeri i njohur nga Ferizaj, Mentor Haziri, mund të...

Zgjedhjet lokale në fokus – Britania e Madhe mbështet KQZ-në me sigurinë kibernetik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves,...
- Advertisement -

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Në një prononcim për Lajmi.net, Rashiq tha se nuk e sheh më të mundur kandidimin e tij për këtë pozitë, pasi sipas interpretimit të tij, gjykata i ka dhënë të drejtën ekskluzive Listës Serbe.

“Sot e lexova dhe sa e shoh unë dhe të them drejtën nuk jam ekspert për të zbërthyer vendimin e Kushtetueses. Sa e shoh unë gjykata ia ka dhënë të drejtën ekslusive Listës Serbe dhe në këto aspekte, me aq sa e kuptova mirë stemi i votimit në short nuk ka nevojë që të zbatohet më sepse tashmë është e mundshme disa herë brenda 12 ditësh që të votohet dhe nëse e kuptova mirë, unë nuk shoh hapësirë për kandidimin tim. Unë jam besimtar i ligjeve dhe institucioneve, nuk shoh mundësi që unë të jem kandidat dhe nëse gjykata është ashtu e prerë unë nuk po shoh vend për kandidimin tim,” tha Rashiq për lajmi.net.

Rashiq, i cili më herët ishte përmendur si kandidat i mundshëm, tani deklaron se e sheh të mbyllur këtë mundësi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz