Nëna rreh mjeken pas vdekjes së djalit në QSUT

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën në 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT ka rrahur mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj.
Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së spitalit pediatrik.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, raporton A2CNN.

Lexo edhe“Qenka më rëndë se në Reçak”, Walkeri pasi viziton shtëpinë ku u krye Masakra e Poklekut














