BallinaLajmeNëna e mbrojti me trupin e saj të birin nga makina 130...

Nëna e mbrojti me trupin e saj të birin nga makina 130 km/h

Të ngjajshme

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur dje në “Malin e Robit” ku humbën jetën dy shtetas, vjehrri dhe nusja.

Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.

Sipas dëshmitarëve, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç, shkruan Abc News.

I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.

Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka.

Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz