Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë se rruga e cila do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, ka gjasa të realizohet falë negociatave të qeverisë së Kosovës dhe disa investitorëve arabë.
“Ky investim pritet të përfshihet në projekt ligjin për investime strategjike, ata janë të interesuar që këtë punë ta bëjnë me konsesion, ata kanë kërkuar 99 vjet konsesion dhe ne ende nuk kemi mundur ti japim një përgjigje të saktë, mirëpo tash në kuadër të ligjit për investime strategjike mund të diskutojmë në lidhje me këtë investim”, është shprehur ministri Zharku, raporton Insajderi.
Minsitri Zharku ka folur gjithashtu edhe për autostradën “Arbër Xhaferi”, e cila pritet të përfundoj në vjeshtën e vitit 2018.
“Jemi pak mbrapa në procesin e realizimeve të punimeve por që do të mundohemi që me kontraktonin “Bektel Enka”, ta gjejmë një zgjidhje dhe ta shtyjmë afatin e përfundimit të magjistrales, ku në vend që të përfundoj në vitin 2018 sic është paraparë ajo do të përfundoj ka vjeshta e vitit 2018”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka treguar sivjet do të fillojmë edhe ndërtimin e autostradës në Gjilan e cila është në drejtim për në Serbi por që do të mundësoj që të shkohet më letë në Kumanovë. /Insajderi.com