‘Në zgjedhjet e reja, Veseli e merr në dorë drejtimin e shtetit’

Partia Demokratike e Kosovës po synon të marrë përgjegjësinë për drejtimin e shtetit pas përundimit të mandatit të qeverisë aktuale.
Një gjë të tillë e ka thënë anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi. Sipas tij, “revolucioni” i ‘Thaçi 1’ dhe ‘Thaçi 2’, siç është shprehur ai, mund të rikthehet me “Revolucionin Veseli 1” në zgjedhjet e radhës.
Gashi, thotë se ka mjaft shembuj, që dëshmojnë se partia e tij ka kontrubouar në të mirë të qytetarëve dhe të vendit.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e tij:
Revolucionin Thaçi 1dhe2 i vitit 2007/2014 mundë të rikthehet me Revolucionin Veseli 1, në zgjedhje të radhës!
shembuj aktual:
Ministri i shendetësis me revolucion në shendetësi.
Ministri Financave me rritje pagash për çdo vit, pas një pause 3 vite të LDK-se qe nuk i bëri!
Ministri i Drejtësis me reforma të thella
Ministri i kulturës me stadjume kombëtare, etj
Nga jo shteti, në shtet të pavarur,
Nga kontinjerët, tek shkolla moderne,
Nga rryma, 8 jo e 2 po, në 24 ore rrymë në 90% të Kosovës
Nga pagat prej 150 Euro,deri në mbi 1000 Euro varsisht pozitës të një mesuesi, tekniku medicional,mjekut, polici, zjarrfiksi, gardiani, ushtari, punëtori të KEK-ut, Akademis së shkencave, etj, deri në mbi 500E!

Lexo edheHaradinaj-Blakajt: Nuk duam ligjërata, ku janë paret për Kullat e Jasharajve
Nga rrugët me baltë në çdo cep, në Autostrada moderne dhe rrugë të asfaltuara në çdo cep!
Nga një pagë profesori me 500E, deri në 1200/2000E
Nga Veteran të nëpërkembur, në veteran të respektuar me ligj!
Nga ish të burgosurit e harruar , në ish të burgosur të shperblyer,
Nga një Universitet Publikë, në shum universitete moderne,
Nga studime të shtrenjëta, në studime falas !
Nga një shërbim policor, në një polici moderne,
Nga një Forc e Siguris, në një Ushtri moderne (emri formalisht)
Nga mosfunksionimi i ligjit, në sundim të plotë deri në arrestime të zyrtarve të lartë në udheheqjen e PDK-së!
Nga mos guximi pår tema të mëdha, tek mbyllja e këtyre temave
Nga një Veri i Mitrovicës i pa shkelur, deri tek kontrolli i plotë i pikave doganore në Veri!
Bota është për të guximshmit, qytetarët po presin Revolucionin e Ri, ky ndodhë vetëm kur PDK- të rikthehet prap në udhëheqje të qeverisjes pas këti mandati!














