Në vigjilje të 2026, Princ Leka dhe Blerta Celibashi urojnë shqiptarët për Vitin e Ri: Duajeni njëri-tjetrin dhe atdheun
dp

Lexo edhePas 9 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund martesës

Princi i kurorës Leka Zogu II së bashku me të fejuarën e tij Blerta Celibashi kanë uruar shqiptarët në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve.
Leka shkruan se forca e shqiptarëve është karakteri dhe aftësia për të ecur përpara të bashkuar. Shkrimi mbyllet me një urim të përzemërt për të zgjidhur përçarjet e për tu bashkuar me dashurinë.
“Në këtë ndërrim vitesh, u drejtohemi të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë me bindjen se një komb ndërtohet mbi vlera që i rezistojnë kohës: dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin.
Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku.

Lexo edhePas 9 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund martesës
Në vitin që vjen, le të zgjedhim urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë.
Me respekt dhe përkushtim, Princ Leka & Blerta Celibashi”, thuhet në urim.