BallinaLajmeNë veri sot u mbajtën zgjedhje, Bahtiri ende flet për bashkimin e...

Në veri sot u mbajtën zgjedhje, Bahtiri ende flet për bashkimin e Mitrovicës

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndihet i tradhtuar që peticioni për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut që nga janari nuk u shqyrtua asnjëherë në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri thekson se nuk e di se pse nuk po shqyrtohet peticioni, derisa thekson se nuk do të heqë dorë nga iniciativa e tij, raporton KTV.

Partia e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili përkrahu Bahtirin në iniciativën e tij, garoi me Gonxhe Çaushin për kryetare të Mitrovicës së Veriut.

Ajo thotë se me PDK-në, Mitrovica do të jetë e bashkuar por, sipas saj, për këtë duhet shumë punë.

Edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, thotë se e ka në plan bashkimin e Mitrovicës.

Por, LDK-ja dhe AAK-ja deklarojnë se duhet pasur shumë kujdes në planin për bashkimin e dy komunave.

Pavarësisht se e përkrahin idenë për bashkim, thonë se ishte e qartë se nuk do të përkrahej nga niveli qendror.

Qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe nuk u besojnë institucioneve të vendit.

Iniciativa e kryetarit Agim Bahtiri për bashkimin e dy komunave erdhi pas dorëheqjes se kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Peticioni me më shumë se 16 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës së Jugut për bashkimin e qytetit u dorëzua në janar të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz