Në Spanjë shkatërrohet banda e hajnave shqiptarë që harxhonin paratë në drogë e prostituta
dp
Lexo edheGecaj thotë se e njeh mirë Amerikën të dhe qëndrimin e saj ndaj Kosovës, kundërshtarët e demarkacionit në LDK i quan sajesa të opozitës
Agjentët e Policisë Kombëtare në Valencia kanë shkatërruar një grup grabitësisht shqiptarë të specializuar në vjedhjet e shtëpive.
Gjatë operacionit policor ranë në pranga pesë persona. Të arrestuarve, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, i atribuohen të paktën dymbëdhjetë vjedhje në Madrid, Pontevedra, Asturia, Guipuzcoa dhe Navarra. Të ardhurat dhe fitimet që siguronin nga aktiviteti kriminal i vjedhjeve, financonin shpenzimet për prostitucion, drogë dhe alkool të anëtarëve të organizatës.
Pothuajse të gjitha grabitjet janë kryer kur pronarët ishin brenda shtëpive.

Lexo edheGecaj thotë se e njeh mirë Amerikën të dhe qëndrimin e saj ndaj Kosovës, kundërshtarët e demarkacionit në LDK i quan sajesa të opozitës
Sipas mediave spanjolle, shqiptarët kanë publikime në rrjetet sociale duke festuar, duke vallëzuar apo hedhur paratë në ajër.
Anëtarët e grupit kanë kundërshtuar forcat e policisë në momentet e arrestimit. Deri më tani janë arrestuar pesë anëtarë të organizatës. Operacioni është ende në vijim për arrestime të tjera.