Në Skenderaj shkojnë për të votuar, duke vallëzuar me tupana (VIDEO)
dp
Lexo edheNë Skenderaj shkojnë për të votuar, duke vallëzuar me tupana (VIDEO)
Në një video nga Skenderaj shihen dhjetëra qytetar që janë nisur për të votuar drejt qendres së votimit, transmeton DRENICA PRESS.
Ata me këngë e valle janë nisur për ta kryer obligimin qytetar.
Në qyetatin e Skënderajt, dita e votimit nuk është thjeshtë një ditë zgjedhje. Atje festohet.
Kjo ka ndodhë edhe sot kur një lagje e tërë e qytetit janë nisur bashkarisht për të kutitë e votimit. Një kolonë e gjatë e njerëzve të cilëvë u prinë flamuri kombëtarë kanë shkuar të votojnë.
Rrugës deri atje i kanë përcjellur tingujt e daulleve, kënga dhe vallja.
Lexo edheNë Skenderaj shkojnë për të votuar, duke vallëzuar me tupana (VIDEO)
Në këtë video të Vllaznim Bimbashit, shihet se sa me entuzjazëm shkohet për të votuar në Skënderaj. Magazina.al