back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeNë Skenderaj ndihmohen 90 familje skamnore nga "Islamic Relief Kosova" (FOTO)

Në Skenderaj ndihmohen 90 familje skamnore nga “Islamic Relief Kosova” (FOTO)

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Organuizata Humanitare “Islamic Relief Kosova” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka ndihmuar 90 familje me gjendje jo të mirë ekonomike të Skenderajt.

Ndihmat janë ndarë në dy kontigjente. Në të parin, Islamic Relief ka ndihmuar 40 familje me pako ushqimore dhe gjëra të tjera elementare për jetë, ndërsa sot janë ndihmuar me pako ushqimore dhe gjëra të tjera të nevojshme 50 familje të tjera.

Më rastin e shpërndarjes së këtyre pakove përfaqsuesi i Islamic Relief, Blerim Gashi, u shpreh i kënaqur për mundësinë që ka pasur organizata që përfaqëson t’i ndihmojë familjet skamnore të Skenderajt. Gjithashtu ai u shpreh shumë i kënaqur edhe me bashkëpunimin me Komunën e Skenderajt në realizimin e këtij aktiviteti humanitar.

Ndërsa Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Socille në Skenderaj Enver Gashi e falenderoi Islamic Relief për ndihmën e dhënë për qytetarët nevojtarë të Skenderajt. Ai më këtë rast sqaroi se lista e perfituesve të këtyre pakove ushqimore është hartura nga Sektori për Mirëqenie Sociale nga lista e përfituesve të ndihmës sociale. Gashi falenderoi stafin e këtij sektori në veçanti Syka Beqiri për angashimin dhe vullnetin për t’i ndihmuar në vazhimiësi familjet në nevojë.

“Islamic Relief Kosova”, në Skenderaj ka shpërndarë gjithsej 90 pako ushqimore për 90 familje skamnore, si dhe miell, batanije dhe soba për ngrohje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz