back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaRegjionaleNë Skenderaj mendojnë t'i rrokin armët për Sami Lushtakun

Në Skenderaj mendojnë t’i rrokin armët për Sami Lushtakun

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -

Përballje të padrejtë me drejtësinë e quajnë banorët e Skënderajt, intervistimin e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

- Advertisement -

I revoltuar deklarohet të jetë Fejzullah Smajli, i cili thotë të ketë menduar të kapë sërish armët, raporton KTV.

Derisa thonë se e mbështesin fuqishëm, banorët e këtushëm theksojnë se ndihen të fyer për këtë padrejtësi që po iu bëhet atyre që luftuan për lirinë, të cilën e gëzojnë sot.

Të tjerët thonë se një Gjykatë Speciale e tillë është dashur të bëhet për serbët, të cilët kanë kryer gjenocid, e jo për ushtarët e UÇK, që sipas tyre, kanë bërë një luftë të drejtë dhe të pastër.

Kundër kësaj gjykate është edhe një ish-bashkëluftëtare e Lushtakut.

Tani deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, Specialen e quan gjykatë politike.

Në mbrojtje Lushtakut i ka dalë edhe një bashkëvendas tjetër, presidenti Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Thaçi i cili e ka cilësuar si të padrejtë intervistimin e Lushtakut, ka përmendur të vrarët nga forcat serbe në rajonin e Drenicës.

“Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe”, ka shkruar Thaçi.

Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vjet burgim për krime lufte, por Gjykata Supreme e kishte liruar nga të gjitha akuzat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz