Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti agjendën e tij si kryeministër i vendit e ka nisur me homazhe tek Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.
Me bashkëpunëtorët e tij, Kurti bëri homazhe tek të rënët e familjes Jashari, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, raporton Indeksonline.
Kurti sot zyrtarisht pranoi detyrën e tij si kryeministër i vendit, të dorëzuar nga ish-zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli.

