back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeNë Podujevë hapet një fabrikë, punësohen 500 veta (VIDEO)

Në Podujevë hapet një fabrikë, punësohen 500 veta (VIDEO)

Të ngjajshme

Duken të vegjël, por përfitimi nga ta pritet të jetë i madh. Hairin atyre pritet t’ua shohin më tepër se 500 veta nga rajoni i Podujevës.

E në radhe të parë pronarët e “Jaha Foods” fabrikës që do të përpunojë këto perime, njofton Klan Kosova.

Ajo u përurua të enjten, si një investim kosovaro-gjerman.

Kjo fabrikë që u dha punë më tepër se 500 llapjanëve, e bëri të ndihet mirë edhe shefin e qeverisë.

Edhe ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, u shpreh e kënaqur që bashkëpunimi i bisnezeve mes dy shteteve po sjell rezultate, sidomos në bujqësi.

Përfaqësuesi gjerman i “Jaha Foods”, Klaus Lotz, tha se bashkë me partnerin e tij kosovar, kanë një mision që do ta qojnë deri në fund.

Ai tha që suksesi i kësaj fabrike është i garantuar, pasi punëtorët janë motori i saj, e jo pronarët.

Partneri kosovar i Lotz, Fadil Hoxha bëri një premtim të madh, me rastin e hapjes së fabrikës.

“Jaha Foods” llogaritet të jetë njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Podujevë, ndërsa pritet të shtojë edhe më stafin, pasi prodhimet e veta të gjejnë treg stabil në Evropë.

Sasitë e para të specave të konservuar, siç u tha, tashmë janë dërguar në Gjermani.

Kronikë nga Kosovë Gjoci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz