back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeNë lista të veteranëve ka edhe spiunë të Serbisë, emrat!

Në lista të veteranëve ka edhe spiunë të Serbisë, emrat!

Të ngjajshme

Qalaj: Grupi parlamentar i PDK-së mblidhet për qëndrimin për votim të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, njoftoi...

Zëvendësministri Durmishi publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje...

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC...

“Imazhi i Kosovës dëmtohet jo pak por shumë. Të them të drejtën si luftëtar i UÇK-së ndihem i ofendum që jam në lista të njëjta me spiunë të Serbisë dhe dezertor” shprehet Berisha. Ai nuk i ka treguar emrat, ndonse ka thene se brenda tyre ka spiun.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së të mërkurës ka ndarë 1.6 milionë euro për muajin shtator për pensionet e veteranëve.

Kjo shumë është ndarë pas vonimit të pensioneve dhe pas paralajmërimit të veteranëve se do të organizojnë protesta nëse nuk paguhen.

Ministria e Financave nuk ka treguar arsyet pse deri tani nuk janë paguar, gjithashtu askush nga kjo ministri nuk ka dashur të tregojë nëse edhe në muaj të ardhshëm do të ketë vonesa dhe nëse  do të ketë buxhet Kosova për gjitha pensionet.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tregoi se arsyet për vonesat e pensioneve ka qenë mungesa e buxhetit të Kosovës.

Qeriqi theksoi se përkundër mungesës  së buxhetit përsëri ata nuk do të lëshojnë pe që t’i kërkojnë pensionet, pasi që është ligji ai që i garanton një gjë të tillë.
“Arsyet pse janë vonuar pensionet për veteranët është mungesa e buxhetit me të cilën po përballet qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne jemi të vendosur që të mos lëshojmë pe kur bëhet fjalë për pensionet e veteranëve të UÇK-së sepse tashmë është ligji ai i cili u garanton këto pensione kësaj kategorie. Pra, qeveria është e obliguar me ligj t’i kryejë këto pagesa” tha Qeriqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz