back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaJetëNë laborator për herë të parë është punuar “zemra” e cila rrah

Në laborator për herë të parë është punuar “zemra” e cila rrah

Të ngjajshme

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

Tetë ndeshje pa shënuar gol, Mirlind Daku me paraqitje të dobët sot në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit u mposht minimalisht 1:0 ndaj...

Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë kanë arritur që në kushte laboratorike në afat prej katër javësh të zhvillojnë muskul funksional të zemrës.

Shkencëtarët kanë zhvilluar muskulin duke përdorur qeliza amë, ndërsa “organi” i ri është mjaft i pjekur që për herë të parë në histori mund të përdoret për hulumtime mjekësore.

Ky sukses revolucionar paraqet hap të madh përpara në studimin e fiziologjisë njerëzore, duke pasur parasysh që shkencëtarëve u ofron mundësinë e testimit të tretmanëve të rinj për gjendje të shumta mjekësore siç janë insuficienca e muskulit të zemrës, transmeton Telegrafi.

Ata kanë përdorur qeliza amë në fazën shumë të hershme të zhvillimit, me të cilat është më e lehtë të manipulohet dhe për të cilat kanë shpresuar që më mirë do të reagojnë në stimulimin me të cilin do të përshpejtohet rritja e tyre.

Për të përshpejtuar zhvillimin e indit të zemrës, shkencëtarët kanë liruar impulse elektrike nëpër zemër në mënyrë që ta stimulonin mjaftueshëm që të arrihet deri te kontraktimi dhe pikërisht ky proces ndodh në muskulin e shëndoshë të zemrës në trup.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zhvilluar metodën dhe softuerin me të cilët kanë ndjekur frekuencat, amplitudën dhe intensitetin e kontraktimeve të zemrës, si edhe përgjigjen e saj ndaj ilaçeve.

Zbulimi i ri gjithashtu mundëson manipulimin e muskulit të zemrës ashtu që të sillet si zemër e sëmurë apo e personit të vdekur, gjë që do të thotë që shkencëtarët do të munden edhe më mirë të studiojnë veprimin e gjendjeve shëndetësore potenciale vdekjeprurëse lidhur me këtë organ. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz