BallinaLajmeNë Kosovë gjatë këtij viti 1.640 raste të reja me kancer

Në Kosovë gjatë këtij viti 1.640 raste të reja me kancer

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.

Në nëntëmujorin e këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

“Gjatë nëntë mujorit të këtij viti, në regjistrin klinik të Klinikes së Onkologjisë janë regjistruar rreth 1.640 raste të reja me kancer, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024. Dominimi vërehet te kanceri i gjirit tek femrat dhe ai i mushkërive dhe kolorektali tek meshkujt”, u shpreh Kurtishi.

Ai tregon se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç.

“Grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, edhe pse ka tendencë të rritjes së rasteve të reja të grupmoshat nga 40-50 vjeç si të femrat edhe tek meshkujt”, potencoi Kurtishi për Front Online.

“Për nëntëmujorin e këtij viti një referim ka qenë për trajtim jashtë vendit”, ka thënë drejtori i Klinikës së Onkologjisë.

Ai gjithashtu ka thënë se klinika që ai udhëheqë ka furnizim të barnave me kapacitet prej 80%.

“Klinika e Onkologjisë ka një furnizim prej gati 83%, përjashtuar barnat pa autorizim marketingu dhe disa produkte që janë në procedurë prokurimi, si dhe disa të tjera për të cilat nuk ka pasur ofertues, sipas njoftimit nga SHSKUK”, ka thënë Kurtishi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se lajm pozitiv është përfshirja e disa barnave te reja për trajtimin e disa sëmundjeve.

“Risi është muaj është furnizimi i Klinikës me barnat për trajtimin e melanomës malinje të avancuar, konkretisht me barnat BRAF-inhibitorë, si pjesë e listës esenciale të barnave (LBE). Klinika është fornizuar edhe barnat CD4-inhibitorë, për trajtimin e formave të avancuara dhe metastatike të kancerit të gjirit ER+, PGR+, HER2neu-negativ”, njoftoi Kurtishi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz