“Në Kodrën e Diellit luftuan dy zemra…” – publikohet një shkrim i Hashim Thaçit i vitit 1992 për heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Fadil Vata
dp

Lexo edheDeklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri në Gjakovë

I shkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 1992, kur asokohe ishte vetëm 24 vjeç, shkrimi përqendrohet te figura emblematike e Afrim Zhitisë dhe bashkëveprimtarëve të tij, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës.
“Përtej vlerës historike dhe përkujtimore, shkrimi përmban një dimension të thellë politik e kombëtar, përmes të cilit Thaçi synon të frymëzojë bashkëveprimtarët për të vazhduar përpjekjet drejt lirisë, në mënyrë që idealet e shokëve të tyre të rënë të jetësohen”, tha historiani Qeriqi për shkrimin e Thaçit.
Qeriqi, i cili është doktor i shkencës së historisë në Universitetin e Zagrebit, tha se ky shkrim dëshmon angazhimin e madh të Thaçit në lirinë e Kosovës.

Lexo edheDeklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri në Gjakovë
“Megjithatë, situata ishte krejt ndryshe 33 vjet më parë, kur është shkruar ky shkrim. Fare pak njerëz kishin njohuri për arsyet e burgosjes dhe veprimtarinë e tyre të fshehtë. Në këtë kontekst, publikimi i këtij shkrimi nga Thaçi, i përfshirë prej kohësh në lëvizjen ilegale, dëshmon angazhimin e tij të dyfishtë si intelektual dhe si veprimtar i çështjes kombëtare”, shkroi Qeriqi në fund.