BallinaBotëNë Itali, 168 të vdekur në 24 orët e fundit, në Serbi...

Në Itali, 168 të vdekur në 24 orët e fundit, në Serbi shënohet rasti i pestë me koronavirus

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Në Itali, vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 168 persona si pasojë e koronavirusit, që është numri më i madh për një ditë, ka bërë të ditur “index.hr”.

Numri i përgjithshëm i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në këtë vend, tashmë ka shkuar në 631, ndërkohë numri i të prekurve është rreth 9.000.

Italia, me vendim të Qeverisë është futur e tëra në karantinë.

Virusi po shpërndahet me shpejtësi edhe në shtetet tjera.

Në Serbi, sot janë paraqitur tri raste të reja me koronavirus, i fundit në orën 18:00, ka njoftuar b92.

Kroacia ka raportuar për pacientin e 15-të të prekur me Covid-19. Në Shqipëri janë 10 raste, e në Maqedoni 7.

Kosova, Mali i Zi dhe Turqia janë vendet e vetme në Evropë që nuk kanë raportuar për ndonjë të prekur me këtë virus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz