back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Ne ishim Koreja e Veriut në Europë”, Rama nga Bruzhi: Shqipëria është...

“Ne ishim Koreja e Veriut në Europë”, Rama nga Bruzhi: Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës, ku foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, sfidat historike të vendit dhe vizionin e tij për të ardhmen e Europës.

Në një fjalim me tone reflektuese, Rama përshkroi përvojën e shqiptarëve me Europën si një ëndërr të largët gjatë regjimit komunist. “Europa nuk ishte realitet, ishte mit”, u shpreh ai, duke kujtuar momentet kur shqiptarët shihnin me dëshirë kanalet italiane të ndaluara dhe ëndërronin për një jetë të lirë.

Kryeministri theksoi se ndonëse muri i Berlinit ra në vitin 1989, “muri ynë mbeti i paprekur”, duke iu referuar izolimit të Shqipërisë. Ai solli në vëmendje edhe kujtimet personale me intelektualin Jusuf Vrioni, i cili e përkufizonte lirinë si një hap të parë, por jo të mjaftueshëm: “Demokracia është shtet i së drejtës”, kishte thënë Vrioni.

Rama u shpreh se Bashkimi Europian është një bekim për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes që BE ofron për ndërtimin e institucioneve demokratike. “Falë Zotit që ekziston BE, përndryshe mund të ishim ende duke pritur për qindra vite”, deklaroi ai.

“Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në verën 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar, u shfaqën çarjet e para, tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm, kaotik dhe tragjik. Mijëra të vdekur në kryengritjet për kursime që kishin shkuar dëm. Nuk do ta harroj kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një aristokrat shqiptar, që kaloi vite të tëra në burg në komunizëm. Në vitin që pasoi fundin e komunizmit, i thashë, nuk dukesh i lumtur që demokracia ka ardhur, ai më pa dhe nënqeshi. Tha jo, demokracia ende nuk ka ardhur, liria po. Unë jam fatlum, tha ai, por demokracia është shtet i së drejtës. Falë zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri”, nënvizoi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz