BallinaLajmeNë hall me makinat, familja nga Drenasi lë shtëpinë (VIDEO)

Në hall me makinat, familja nga Drenasi lë shtëpinë (VIDEO)

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Për katër herë, një shtëpi në Llapushnik është goditur nga automjetet që qarkullojnë në autostradë.

Hera e fundit ishte në ditën e mërkurë kur një rrotë e shkëputur nga kamioni mori kahje drejt këtij një objekti, duke ia thyer murin, njofton Klan Kosova.

Kjo situatë ka shtyrë Ferat Sopin që ta shpërngulë të birin dhe familjen e tij larg shtëpisë, pasi që në aksidentin para kësaj here, familjarët kishin pësuar lëndime.

Ndërkaq, sa i përket rastit të fundit, Sopa pohon që ende nuk i kanë gjetur fajtorët, meqë ata kanë arritur ta marrin gomën.

Mirëpo, hall i madh i Sopajve është që Ministria e Transportit nuk ua ka shpronësuar pronën, sikur të tjerëve në këtë zonë.

Madje ata ankohen se nuk morën asnjë përgjigje as nga Ministria e Transportit e as nga Komuna e Drenasit. As Klan Kosova nuk ka marrë përgjigje nga këto dy institucione, deri të enjten pasdite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz