Lufthansa ka njoftuar të hënën për anulimin e 800 fluturimeve.
“Ne duam të nisim një sinjal të qartë te punëdhënësit me anë të këtyre grevave”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës së punëtorëve, Frank Bsirske.
“Ne presim që të na bëhet një ofertë në mënyrë që të ulemi e të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje të duhur”.
Ai ka thënë se situata mund të përshkallëzohet nëse punëtorët nuk do të jenë prezent në punë javën tjetër.
Verdi ka treguar kërkesën për rritje të pagave për 6 përqind për 2.3 milionë punëtorë të sektorit publik të nivelit federal dhe atij lokal.
Lexo edheRasti që ka habitur opinionin: Dënohet me 65 vite burg, edhe pse vrasjen nuk e ka kryer ai
















