Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
dp

Lexo edheTentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

Në darkën që e shtroi ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për zv/ndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Beker, ishte i pranishëm edhe drejtori i AKI’së Petrit Ajeti.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Ai tha se kanë diskutuar për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin.

Lexo edheTentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë
“Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij, me të cilët diskutuam për raportet tona bilaterale dhe për bashkëpunimin që kemi e që do ta kemi veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancë edhe më të fortë. Me mua në takimi ishin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.”