Në Aqarevë, një familje gjeti një gjallesë të rrallë dhe të rrezikshme brenda shtëpisë (VIDEO)
BILLI

Lexo edheFillon mirëmbajtja e rrugëve në Komoran

Kafshë të buta ka me bollëk. Por edhe të egra mund të ketë të fshehura nëpër malet e Aqarevës.
Këndejpari u shfaq edhe një gjallesë shumë e rrallë për këtë zonë.
Një akrep u shfaq në shtëpinë e Hajdin Avdullahut.
“Në banje e kam gjet akrepin’, thotë ai për Klan Kosovës.
Sipas tij një gjallesë e tij mund të ishte helmuese dhe e rrezikshme për tre fëmijët e tij.
“Kam mëndu që është lodër e fëmijëve. E kuptova që është e vërtetë kur lëvizi’, shton ai.

Lexo edheFillon mirëmbajtja e rrugëve në Komoran
E për largimin nga shtëpia të gjallesës së rrallë iu deshtë ndihmë profesionale.
Në njësinë e zjarrfikësve në Skenderaj ku akrepi mbahet edhe më tej konfirmuan se rastet kur thirren për shpëtim nga kafshët dhe insektet janë të shpeshta.
Por pranuan se është hera e parë që hasën në një akrep.
Ndonëse ujëtokësorë të tjerë si gaforret kishin parë edhe më herët në këtë zonë.