VIA eSIM ka lansuar një ofertë të re me çmime të ulura ndjeshëm, duke sjellë internet mobil më të lirë për Europë, SHBA dhe Ballkan. Pakot fillojnë nga vetëm 1.99€, duke vendosur një standard të ri në treg.
Në dispozicion janë oferta si 1+1 GB për 1.99€, 3+2 GB për 4.99€, 10+5 GB për 11.99€ dhe deri në 50 GB për 22.99€, të gjitha me vlefshmëri prej 30 ditësh – një avantazh i madh krahasuar me ofertat afatshkurtra.
Për më tepër, janë lansuar edhe pakot “pa limit”: internet i pakufizuar për 1 ditë me 2.99€, 3 ditë me 6.99€ dhe 7 ditë me 11.99€, ideale për përdorim intensiv gjatë udhëtimeve.
Me internet 5G, support 24/7 dhe 5% cashback në çdo blerje si VIA Money në aplikacion, VIA eSIM po bëhet një nga zgjidhjet më praktike dhe ekonomike për internet jashtë vendit.