back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeNdryshon tradita, kosovarët për Bajram ikin në plazhet shqiptare

Ndryshon tradita, kosovarët për Bajram ikin në plazhet shqiptare

Të ngjajshme

Kush tjetër? Vedat Muriqi i shënon Real Madridit në “Santiago”

Skuadra e Mallorcas ka shënuar gol ndaj Real Madridit...

57 vatra zjarri shpërthyen sot në Kosovë, vetëm dy ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se...

Ky ishte supergoli që iu anulua Qazim Laçit ndaj Galatasarayt

Skuadra e Galatasarayt është duke luajtur ndaj Rizesporit në...

​E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve, inaugurohet memoriali “Pema e Jetëve”

Fondi për të Drejtën Humanitare ka inauguruar sot memorialin...

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe.

Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.

Ka dhe nga ata që e kanë përgatitur më parë drekën e më pas do ta shijojnë pasditen e vonë, kur të kthehen nga plazhi në dhomën e marrë me qira. Përparësi merr plazhi, festa kthehet në një rit që nuk duhet humbur për të mbledhur familjen e për t’ju lutur Zotit për mbarësi.

Tradita e të festuarit në shtëpi dhe vizitat te të afërmit, që vlerësohen edhe si një mundësi e artë për të ruajtur lidhjet dhe forcuar ato në një kohë kur emigracioni ka prekur thuajse çdo familje dhe raportet e gjakut, ka filluar të humbasë.

Po vetëm pjesërisht, në xhaminë e Plazhit therja e kurbanit dhe shpërndarja e tij ka mbledhur plot njerëz që presin të shtrojnë në tryezën e tyre mishin e kurbanit.

Në plazh është gatuar edhe sheqerparja tradicionale për t’u shijuar menjëherë pas kthimit nga falja e namazit të Kurban Bajramit, por edhe pas drekës së kësaj feste të sakrificës njerëzore dhe dashurisë ndaj Zotit./tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz