Ndryshohet lokacioni për ndeshjen Egnatia vs Midtjylland në UEFA Conference League-n
dp

Lexo edheAston Villa e “shkatërron” Fenerin e Muriqit, rezultat tenisi në “Villa Park”

Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjyllandit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por në “Elbasan Arena”.
Sipas raportimit të “Panorama Sport”, UEFA-ja ka pranuar ndryshimin e stadiumit, pas situatës së krijuar në kryeqytet. Fillimisht, ishte kërkuar që sfida të zhvillohej sipas planifikimit në “Air Albania”, por vendimi ka ndryshuar gjatë ditës së sotme, shkruan Indeksonline.
Kështu, “Elbasan Arena” do të jetë stadiumi pritës i përballjes mes Egnatias dhe skuadrës daneze të Midtjyllandit./Indeksonline/

Lexo edheAston Villa e “shkatërron” Fenerin e Muriqit, rezultat tenisi në “Villa Park”