BallinaLajmeNdryshimi i Ligjit për Specialen, nis nënshkrimi i peticionit

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nis nënshkrimi i peticionit

Të ngjajshme

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë

NASA ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për...

Mbi gjysma e qytetarëve jashtë tregut të punës, alarm për ekonominë e Kosovës

Mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë...

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të fillojnë sot me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar më herët se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët.

Sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Ndryshe, pëlqimin për këtë peticion të ndërmarrë nga OVL e UÇK-së, e kanë dhënë edhe OJQ e organizata të shoqërisë civile.

Nënshkrimi i peticionit fillon nga ora 11.00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz