BallinaRegjionaleNdodhi edhe kjo në këtë shkollë

Ndodhi edhe kjo në këtë shkollë

Të ngjajshme

​Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka...

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Ndonëse ka nisur java e dytë e procesit mësimor, nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Enver Hadri” në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë nuk po mund të mbajnë mësim të rregullt. Kjo për shkak se ata kanë mbetur pa mësuese.

Njëri nga prindërit, fëmija i të cilit ndjek mësimin në këtë shkollë, ka raportuar në redaksinë e KALLXO.com se fëmijët nuk janë duke mbajtur mësim të rregullt në mungesë të mësueses.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtorin e shkollës, Nehat Abazin.

Ai tregon se mësuesja e klasës është në pushim të lehonisë, ndërsa mësuesja e cila e zëvendësonte atë ka gjetur një vend tjetër të punës.

“Mësimi është duke u mbajtur por jo në mënyrë të rregullt. Po mbahet me zëvendësime të mësuesve të tjerë”, tha Abazi për KALLXO.com.

Ndërsa, Afrim Namani, drejtor i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë tha për KALLXO.com se Komuna ka hapur konkursin për këtë pozitë.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka shpallur konkurs për këtë vend pune me datën 4 shtator. Po bëjmë përpjekje që shumë shpejt të kryejmë procedurat e rekrutimit”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë.

Sipas Namanit kjo ka ndodhur për shkak se mësimdhënësja e ka lëshuar vendin e punës pa paralajmërim./kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz