BallinaShowBizNdodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK...

Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK 4

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendje, duke njoftuar për një protestë paqësore dhe simbolike përpara shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka shkruar:

“Të mërkurën, ora 11:00 – shihemi përpara shtëpisë së BBVK4, Klan Kosova, respekt dhe zë të artit të vërtetë!”

Në vijim, artisti ka shpërndarë edhe një njoftim për media, ku jepen detajet e protestës që do të mbahet të mërkurën, më 29 tetor, në orën 11:00, para zyrave të televizionit Klan Kosova, me moton “BBVK4 – Prano Labin”.

Qëllimi i kësaj nisme, siç thuhet në komunikatë, është “shprehja e pakënaqësisë ndaj anashkalimit të tij në përzgjedhjen e pjesëmarrësve”. Protesta është paralajmëruar të jetë “e qetë, qytetare dhe pa asnjë prapavijë”.

Labinoti prej kohësh ka deklaruar në intervista se është i gatshëm të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova, mirëpo duket se ftesa e shumëpritur nuk i ka ardhur ende nga produksioni./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz