NDODH DHE KJO në Pogradec/ Policit të Burgjeve i vjedhin pistoletën në shtëpi
dp

Lexo edheMediat izraelite: Trump ka gati fazën e dytë të planit të paqes në Gaza! Hamas drejt dorëzimit të arm*ve

Një polici të Burgjeve i kanë vjedhur armën e shërbimit në banesën e tij në qytetin e Pogradecit.
Burime zyrtare bënë me dije se efektivi T. Ç., 48 vjeç, banues në qytetin liqenor dhe me detyrë punonjës policie në IEVP Drenovë, ka depozituar kallëzimin. Ai ka dëshmuar se “gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë vjedhur armën e shërbimit”.
Autorët mbeten të paidentifikuar, ashtu sikurse dinamika e ngjarjes, nëse është një vjedhje e pistoletës apo inskenim.

Lexo edheMediat izraelite: Trump ka gati fazën e dytë të planit të paqes në Gaza! Hamas drejt dorëzimit të arm*ve
“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bëri me dije policia vendore.