Ndizen dritat e para të pistës së aeroportit të 3-të të Stambollit (Video)
BILLI

Lexo edheEkzekutohet gazetari investigativ, zbuloi mashtrimin me taksat të një kompleksi luksoz apartamentesh

Dritat e pistës së aeroportit të 3-të në Stamboll janë ndezur për herë të parë.
Ministria e Transportit në llogarinë zyrtare në Twitter ka postuar pamjet e aeroportit të 3-të të Stambollit, ku punimet po i afrohen fundit.
Punimet për ndërtimin e aeroportit të ri kanë përfunduar në masën 80% dhe është kryer për herë të parë edhe ndriçimi i pistës 3 mijë e 750 metër të gjatë dhe 60 metra të gjerë.

Lexo edheEkzekutohet gazetari investigativ, zbuloi mashtrimin me taksat të një kompleksi luksoz apartamentesh
Deri në fund të korrikut do të ketë përfunduar montimi i të gjithë sistemit dhe aparaturave lidhur me kontrollin e fluturimeve. Planifikohet që aeroporti i 3-të i Stambollit të hapet më 29 tetor (që është festa e Republikës së Turqisë).