back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeNdëshkohen pesë shoferë në pesë raste të ndara në Ferizaj, vlera e...

Ndëshkohen pesë shoferë në pesë raste të ndara në Ferizaj, vlera e gjobave arrin në 2500 euro

Të ngjajshme

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli...

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Vetëm tri ditë kohë i kanë mbetur të mandatarit,...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën...

Pesë shoferë në Ferizaj, të moshave mes 21-40 vjeç, janë gjobitur për shkelje të rënda në trafik.

Sipas Policisë, gjoba e përbashkët e pesë shoferëve, arrijnë vlerën e 2500 eurove.

Ndaj të njëjtëve, u shqiptuan edhe gjobat si: ndalim drejtimi i mjetit, pikë negative dhe heqja e patentë-shoferit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe stacioni policor në Shtime, gjatë kontrolleve në rrugët lokale dhe magjistrale, kanë ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.

Më 17.10.2025, në rrugën “Rexhep Bislimi”, një shofer (21 vjeç) u kap duke lëvizur me 117 km/h në zonën me kufizim 40 km/h dhe pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalje, me datën 22.10.2025 u ndëshkua me 800 € gjobë.

Më 23.10.2025, në rrugën “Brahim Ademi”, një shofer (22 vjeç) u kap me 143 km/h në zonën me kufizim 50 km/h; ndaj tij u shqiptua 400 € gjobë, 4 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 9 muaj.

Po atë ditë, në fshatin Babush, një shofer (40 vjeç) u ndal pasi po lëvizte me shpejtësi 161 km/h dhe rezultoi me 0.85 promila alkool . U ndëshkua me 500 € gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim patente për 6 muaj.

Në Shtime, në rrugën “Adem Jashari “, më 21.10.2025, një shofer (23 vjeç ) u kap me shpejtësi 126 km/h në zonën me kufizim 50 km/h dhe u ndëshkua me 300 € gjobë, 3 pikë negative dhe heqje patente për 3 muaj.

Ndërsa më 23.10.2025, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, një shofere ( 23 vjeçe) me masë mbrojtëse aktive u ndëshkua me 500 € gjobë, 5 pikë negative, vazhdim të masës edhe për 6 muaj dhe iu sekuestrua  automjeti.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi shpejtësia e lartë dhe pakujdesia gjatë ngasjes paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz