back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeNdërtimi i Njësisë Ajrore të FSK-së pritet të kushtojë 150 milionë euro,...

Ndërtimi i Njësisë Ajrore të FSK-së pritet të kushtojë 150 milionë euro, SHBA udhëheq procedurat

Të ngjajshme

Matoshi e VV-së: O flaka me ju dalt krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për...

Hill vazhdon dëshminë e tij në Hagë

Ish diplomati amerikan, dhe ish ambasadori i SHBA-ve në...

Atalanta e Xhimshitit po bëhet me trajner të ri, vjen një emër i njohur

Ivan Juriq u shkarkua nga Atalanta pas rezultateve zhgënjyese...

KASTRATI shpërblen klientët në Pejë!

Në kuadër të aktiviteteve të 30-vjetorit, KASTRATI solli në...

150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për KTV-në, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova.

Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.

Në njërin nga to kishte takuar edhe komandantin e ushtrisë serbe, i cili nuk i kishte folur pavarësisht që Rama e kishte përshëndetur.

FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz