BallinaRegjionaleNdërtimet pa leje në Skenderaj, rrënohen 3 villa

Ndërtimet pa leje në Skenderaj, rrënohen 3 villa

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Komuna e Skenderajt ka arsyetuar rrënimin e tre villave në fshatin Qyqavicë që sipas tyre për shkak të mos pajisjes me leje nga Drejtoria e Urbanizmit dhe shpërfilljes së personit përgjegjës për ndërprerje të punimeve, kanë qenë të detyruar të ndërmarrin këtë veprim.

Zëdhënësja e Komunës së Skenderajt, Valentina Hylenaj përmes një konference për media, tha se kanë qenë të detyruar për këtë veprim për shkak të respektimit të ligjit dhe mos ndërprerjeve të punimeve nga personi përgjegjës.

“Në kuadër të angazhimeve të Komunës së Skenderajt, sa i përket respektimit të ligjeve në vendin tonë, si dhe duke u mbështetur në parimet e kryetarit Bekim Jashari, për transparencë, llogaridhënie dhe askush mbi ligjin, të martën që shkoi, janë rrënuar tri objekte në Qyqavicë, me saktë tri villa. Arsyeja e vetme pse Komuna ka qenë e detyruar t’i rrënojë objektet në fjalë, qëndron tek leja e ndërtimit, gjë që Qazim Duraku, nuk ka qenë i pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit”, tha ajo.

Zëdhënësja e komunës së Skenderajt, gjithashtu tha se personi përgjegjës përkundër vërejtjeve, ka vazhduar t’i shpërfillë ato.

“Përveç kësaj, personi në fjalë, nuk ka respektuar gjithashtu edhe urdhrin për ndërprerje të punimeve dhe i njëjti ka vazhduar t’i shpërfillë të gjitha vërejtjet zyrtare nga Inspektorati. Më lejoni të them gjithashtu se ekziston edhe marrëveshja e bashkëpunimit të nënshkruar në mes të kryetarëve të katër komunave, Skenderaj, Drenas, Vushtrri dhe Obiliq, që Qyqavica të shpallet zonë e interesit të përgjithshëm”, theksoi Hylenaj.

Ndryshe, sipas zyrtarëve komunal fshati Qyqavicë pritët të shpallet park nacional. /Telegrafi/Image may contain: sky, cloud and outdoor

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz