back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeNdalohet importi i kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

Të ngjajshme

- Advertisement -

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhë, dele dhe dhi nga i gjithë territori i Malit të Zi

Kjo masë është marrë pas njoftimeve lidhur me shpërthimin e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në këtë shtet.

“Autoritetet kufitare që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit – Policia eKosovës, Doganat dhe AUV – obligohen të zbatojnë masa të shtuara kontrolli në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla të përmendura nga ky shtet.

Të gjitha institucionet përkatëse janë të detyruara të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Po ashtu, “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit “Culicoides” (mushkonja).

Prek ruminantët shtëpiakë: gjedhë, dele dhe dhi, mirëpo delet janë më të ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje.

Shenjat klinike dhe ngordhjet paraqiten kryesisht te delet, ndërsa gjedhi shërben si rezervuar i sëmundjes. Nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz