Napoli e përjashton Lukakun nga lista e Championsit
dp

Lexo edheKurti Zhegrovës:”Ky është numri jem” – publikohet video e bisedës telefonike mes Zhegrovës, Kurtit dhe Çekut

Gjatë ndeshjes miqësore me Olympiacosin më 14 gusht, Lukaku pësoi një dëmtim serioz në kofshën e majtë (rectus femoris), i cili do ta mbajë jashtë fushave për tre deri në katër muaj. Për pasojë, 32-vjeçari do të humbasë të gjitha tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa rikthimi i tij pritet rreth muajit dhjetor.
Duke pasur parasysh këtë mungesë afatgjatë, Conte ka vendosur të mos e regjistrojë Lukakun në listën e UEFA-s, duke llogaritur në opsione të tjera sulmuese, mes tyre edhe Rasmus Højlund, i ardhur këtë verë nga Manchester United. Belgut i mbetet mundësia të rikthehet në skuadër nëse Napoli arrin fazën e eliminimit direkt.

Lexo edheKurti Zhegrovës:”Ky është numri jem” – publikohet video e bisedës telefonike mes Zhegrovës, Kurtit dhe Çekut