back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportNapoli e fiton Superkupën e Italisë

Napoli e fiton Superkupën e Italisë

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...
- Advertisement -

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë, pasi ka triumfuar ndaj Bologna me rezultat 2-0 në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “King Saud” në Riad të Arabisë Saudite.

Protagonist absolut i finales ka qenë sulmuesi brazilian David Neres, i cili ka shënuar të dy golat për skuadrën napoletane. Ai ka realizuar golin e parë në minutën e tridhjetë e nëntë, pas asistimit të Matteo Politano, ndërsa golin e dytë e ka shënuar në minutën e pesëdhjetë e shtatë, duke vulosur fitoren e Napoli.

- Advertisement -

Paraqitje shumë të mirë ka pasur edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili ka qenë i sigurt dhe i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes, duke ndihmuar Napoli ta mbajë portën të paprekur gjatë gjithë ndeshjes.

Bologna është përpjekur të reagojë në pjesën e dytë, por nuk ka arritur të krijojë raste serioze për gol, përballë një Napoli të organizuar mirë në mbrojtje dhe të rrezikshëm në sulm.

Napoli kishte ardhur në finale me vetëbesim, pasi vetëm katër ditë më parë kishte eliminuar Milan në gjysmëfinale. Me këtë fitore, skuadra ka konfirmuar reagimin pas disa rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.

Ky sukses ka edhe një vlerë të veçantë për trajnerin Antonio Conte, i cili e ka fituar Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë: tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner, duke forcuar më tej statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm italianë.

Kjo është Superkupa e tretë në histori për Napoli. Më herët, klubi napoletan e kishte fituar këtë trofe në vitet 1991 dhe 2015.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz