Nantes i kërkon Cardiffit 17 milionë eurot për transferimin e Sala

Siç raporton “BBC”, klubi francez Nantes ka kërkuar Cardiff Cityt t’i paguajë shumën prej 17 milionë euro për transferimin e Emiliano Salas.
Sala, bashkë me pilotin David Ibbotson, ishte në bordin e aeroplanit Piper Malibu N264DB i cili u zhduk nga radari afër Guernsey më 21 janar.
Sulmuesi argjentinas ishte blerja më e shtrenjtë e klubit nga Premier League.
Cardiff ka bllokuar pagesën e parë derisa t’i pranojë të gjitha dokumentet për transferimin e tij.

Lexo edheAlbin Tahiri, i 45-ti në Botërorin e skitarisë
Mësohet se Nantes është duke kërcënuar Cardiffin me veprime ligjore nëse nuk ia bën pagesën brenda 10 ditëve.
Burime brenda klubit të Cardiffit kanë bërë të ditur se klubi do ta respektojë kontratën, por jo para se të qartësohen të gjitha faktet.
Cardiffi është i befasuar sesi Nantes ka bërë një kërkesë të tillë, në një kohë kur janë duke u bërë përpjekje për ta nxjerrë një trup nga mbetjet e aeroplanit i cili po mbarte Salan dhe pilotin Ibbotson. /albeu.com/














