HomeZgjedhjetNait Hasani dhe Besim Hoxha shtrëngojnë duart në rrugëtimin e përbashkët politik

Nait Hasani dhe Besim Hoxha shtrëngojnë duart në rrugëtimin e përbashkët politik

Të ngjajshme

AAK mbajti mbrëmë takim te fuqishëm në Sheremetaj, Halilaj: Gjithandej Aleancë

Kandidati për deputet nga AAK, Durim Halilaj ka sjellur...

Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga...

KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen...

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte...

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i cili garon me numrin 42, dhe Besim Hoxha, me numrin 77, kanë shtrënguar duart sot, duke konfirmuar rrugëtimin e tyre të përbashkët politik.

Hasani dhe Hoxha janë pajtuar se shtrirja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe besimi në vlerat e luftës çlirimtare, si dhe respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, duhet të vlerësohen dhe të mbështeten vazhdimisht.

PDK-ja, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe bartës të listës zgjedhore, në garën e saj ka përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë ish-të burgosur politikë, ish-ushtarë dhe drejtues të luftës së UÇK-së, mjekë, profesorë, sportistë, juristë, ekonomistë dhe afaristë.

Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, lista e PDK-së përfaqëson një kombinim të përvojës dhe profesionalizmit, duke e bërë atë një nga ekipet më të kompletuara në garën zgjedhore të 7 qershorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz