BallinaRegjionaleDrenasNaim Bazaj thotë se do ta mposht Ramiz Lladrovcin për kryetar të...

Naim Bazaj thotë se do ta mposht Ramiz Lladrovcin për kryetar të Drenasit

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj po këmbëngul se do të jetë i pari i Drenasit.

Kjo pasi Drenasi pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku, njofton Klan Kosova.

“Qëllimi im është të fitoj pasi edhe në dy mandatet e kaluara në zgjedhjet në 2013 dhe 2009 kam dalë më i votuari”.

“Besoj që mandatin do të fitoj me ndihmën e elektoratit pasi mua më ka nominuar populli”.

Duke folur në Kosova Direkt në Klan Kosova, Bazaj ka thënë se edhe nëse kandidon Ramiz Lladrovci, prap ai do ta fitojë këtë garë.

“Nëse kandidon Ramiz Lladrvoci i uroj suksese dhe punë të mbarë por nuk ma merr mendja që do të humb unë pasi besoj në mbështejen që e kam nga  Drenasi”.

Bazaj ka thënë që në rast se nuk e nominon partia e tij PDK-ja, garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.

“Nëse nuk më nominon PDK-ja do të dal si kandidat i pavarur”, ka thënë Bazaj.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz